Ky është Florian Pupuleku, 17-vjeçari, senatori i klasës, që humbi jetën mbrëmë në aksident

146

Një aksident i rëndë ndodhi natën e kaluar ku për pasojë humbi jetën Florian Pupuleku, 17-vjeçar.

Rasti fatal u regjistrua në Trebisht, Bulqizë, për shkak se mjeti me të cilin udhëtonte së bashku me një shokun e tij doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

I plagosur në aksidentin që ndodhi pasditen e sotme ishte 20-vjeçari Ervis Terziu

Pupuleku ka qenë maturant në Shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës, dhe senator i klasës së tij.

Lajmi ka lënë të hidhëruar miqtë dhe të afërmit e Florjanit të cilët kanë bërë postime prekëse në rrjetet sociale, për këtë aksident tragjik.

“Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik.

Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve.

Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes”, thuhet në reagimin e shkollës për ngjarjen tragjike.