Muhamed Veliu “zbulon” çfarë i tha Escobari, Bashës për Sali Berishën!

89

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se ka marrë vesh se çfarë i ka thënë i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, Lulzim Bashës, për Sali Berishën.

Sipas gazetarit, lista e personave non-grata do të zgjerohet me “personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera”.

Po kështu, “DASH do të punojë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”.

“Askush në pozitën e zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të avancojë më tej agjendat e veta”, ka thënë Escobar, sipas gazetarit.

Gabriel Escobar zhvilloi takime me Lulzim Bashë dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ai do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.