Pesë të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Durrës (Emrat)

64

Pesë persona kanë rënë në pranga, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet F. L., 36 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe A. M., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin me inicialet A. L., 32 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen me inicialet F. T., 21 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: D. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., duke shkaktuar vetëm dëme materiale; A. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.