Iliri tregon ‘dhëmbët’ ndaj mikut më të mirë: Sabianin nuk e shoh…

48

Nominimi i Sabianit duket se ka lënë shije të hidhur tek Iliri duke u shprehur i indinjuar edhe si pasojë e ngjarjeve të fundit në shtëpi. I revoltuar Iliri është shprehur se në shtëpi shumica e banorëve nuk e kanë respektuar dashurinë e pakushtëzuar që Sabiani i ka falur.

“Në shtëpi ka shumë banorë që janë me tre ngjyra. Vështirë të të them një emër i cili nuk ndryshon stregjinë e lojës sapo del në nominim. Të kesh një parim në jetë këtu është ajo e cila të mban në shina. Sabiani ka vetëm një gabim…mendon se nëse jep dashuri do të gjejë dashuri.”

Iliri ka kaluar pjesën më të madhe të darkës duke biseduar me mikeshën e tij, Arjolën, ku kanë bërë një reflektim dhe analizë për ngjarjet dhe për mënyrën se si shumë nga banorët kanë zgjedhur të bëjnë strategjinë e tyre të lojës.