Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox

369

Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox

DASHI: Ky është muaji i reflektimit profesional. Nëse prej kohësh keni tension mes ortakësh dhe bashkëpunuesish, do të arrini një pikë pa kthim. Tregtarët dhe sipërmarrësit mund të mendojnë të blejnë, të shesin ose të transferohen, në varësi të situatës. Viti 2021 do të jetë i mbushur me shpresa për ju. Në fund të muajit do të prisni lajme të mira. Para Krishtlindjes do t’ju paraqitet një projekt afatgjatë. Ata që kërkojnë prej kohësh drejtësi për një çështje ligjore, do të kenë mundësinë të sqarohen. Në raste ekstreme, mund të kërkohet edhe ndihma e një juristi për të zgjidhur një problematikë që zvarritet prej muajsh. Gjatë vitit 2021, situatat aspak interesante nuk do të ekzistojnë më. Mos iu kundërvini të gjithëve, pasi do të afrojë një periudhë më e mirë që do t’ju mundësojë të bëni më shumë.

 

 

Në aspektin sentimental, është periudhë refleksioni. Gjithsesi, nuk do të mungojnë problemet mes çifteve që janë në krizë prej muajsh. Edhe ata që janë të martuar prej pak kohësh duhet të sqarojnë çështja të lëna pezull. Duhet të bëni një veprim konkret për t’i treguar partnerit se sa e çmoni. Nëse ky gjest nuk vlerësohet, mund të lindin zhgënjime të mëdha dhe largësia do të thellohet. Nëse doni të takoni dikë për të sqaruar ndonjë keqkuptim, mos harroni që fundi i muajit ju bën shumë më pak tolerantë. Kujdes me historitë e shkuara që nuk janë sqaruar asnjëherë plotësisht, pasi mund të jenë shkaktare trazirash dhe polemikash. Duhet të mendoheni mirë në lidhje me disa zgjedhje familjare. Mund të keni edhe diskutime që lidhen me pronën, ndaj është më mirë t’i shmangni përballjet në fund të vitit. Në fund të vitit duhet të bëni kujdes në planin psikofizik, sepse mund të përjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund të keni një moment tensioni të fortë rreth datës 12. Mund të përballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do të nervozoheni për shkak të shpenzimeve të tepërta, të paparashikuara, që mund të shkaktojnë debate familjare.

DEMI: Projektet tuaja profesionale kanë një bazë të mirë. Planetët e mëdhenj të vitit 2021 janë në favorin tuaj, por duhet të kapërceni nevojat e përditshme. Për sa i takon aspektit ekonomik, e dini që duhet të merreni me shumë riparime, prishje, në shtëpi ose zyrë. Rreth Krishtlindjes mund të merrni një lajm të bukur. Nuk do të keni fitime të mëdha gjatë këtij muaji, por do të ndieni shumë kënaqësi. Duhet thjesht të bëni kujdes me investimet. Gjithashtu, s’duhet të ekspozoheni tepër. Mund t’ju rëndohen borxhe të prapambetura.

Vetëm në gjysmën e dytë të muajit të fundit të vitit mund ta merrni veten nga ana sentimentale. Nëse keni pasur diskutime, ose një marrëdhënie ka qenë e tensionuar, duhet të tregoheni të kujdesshëm deri më datë 15. Në datat 4, 6, 11 dhe 13 duhet të tregoheni të matur në lidhjet që kanë pasur probleme në të shkuarën. Në fund të muajit paraqitet një horoskop i shkëlqyer për ju, pasi do ta keni më të lehtë të bisedoni për të rigjetur qetësinë në dashuri. Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa veçanërisht të favorshme për ju, për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Mund të keni probleme fizike rreth datës 11. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Mund të filloni terapi për të qenë më mirë, sidomos pas datës 21. Ata që duan të nisin një kurë, mund të fillojnë javën e fundit të dhjetorit për rezultate më të mira.

BINJAKËT: Muaj që nis rrëmujshëm dhe përfundon në mënyrë interesante, pas ndikimit të rëndësishëm të Saturnit rreth datës 17, i cili do të pasohet nga ndikimi i Jupiterit më datë 19. Megjithatë, nga këndvështrimi ekonomik ka ende disa probleme, pasi do të jetë një periudhë ku do të shpenzoni për dëmtime, riparime të paparashikuara ose çështje familjare. Por pas kësaj periudhe, fitimet do të jenë shumë optimiste. Duhet të duroni pak, ndonëse janë bërë muaj që prisni që situata të ndryshojë. Pas këtyre muajve të lodhshëm, më në fund do të krijohet një mundësi dhe do të keni ide dhe propozime të mira që vijnë nga jashtë. Mund të paraqitet rasti që të rifilloni atë që e kishit ndërprerë kohë më parë. Gjatë datave 14 dhe 21 duhet të tregoni të kujdesshëm me shpenzimet.

Debatet e lindura që në tetor mund të jenë burim i ndonjë problemi të ri rreth datës 15. Gjithsesi, duhet kuptuar edhe gjendja e partnerit. Nëse nuk ka vështirësi të mëdha, do ta kapërceni gjithçka pa problem. Ndonjëherë ju duket sikur flisni me një të huaj. Duhet të mendoni për të ardhmen, sepse dhjetori do të zhdukë pasiguritë dhe muajt e ardhshëm janë në favorin tuaj! Ata që janë ndarë do të përjetojnë një dashuri të papritur. Kush është i lidhur prej kohësh, do ta ligjërojë tani atë. Nuk këshillohen diskutimet tani, pasi mund të shkatërroni gjithçka për motive banale. Gjatë muajit do të ndieni lodhje psikofizike, si dhe nevojën për të rifituar pak qetësi. Do të ketë ditë që do të humbni vërtet toruan, por më mirë shmangini udhëtimet e gjata dhe tensionet rreth datave 7, 8, 14 dhe 20. Fundi i vitit do t’ju sjellë më shumë qetësi, ndërsa viti 2021 do të jetë edhe më interesant për ju.

GAFORRJA: Ky mund të quhet muaji i çlirimit, sidomos pas datës 17, që do të fillojë një fazë rilindjeje dhe qetësie. Faza e tejzgjatur, e rënduar dhe e mbushur me tensione ka pasur edhe momentet e veta interesante. Ata që synonin suksesin në një sipërmarrje, më në fund, në vitin 2021, do të kenë mundësi të tregojnë veten, ndaj nuk duhet të dorëzoheni tani! Është e vërtetë që gjithçka kushtoi shtrenjtë, por do t’i shihni rezultatet. Çështjet e punës duhen kryer me shumë vendosmëri. Fundi i muajit do të jetë i mbushur me lajme pozitive, pasi situata profesionale është më e lehtë dhe nuk përjashtohet një propozim i ri nga janari.

Për shkak të ndikimit të Venusit deri më datë 15, dhjetori rikthen ndjenjat. Edhe zemrat e vetmuara ose ata që janë ndarë së fundmi mund të kenë takime të rëndësishme gjatë javëve të fundit të muajit. Çiftet që kanë kaluar kriza të forta duhet të flasin, të sqarohen. Nëse një histori ka përfunduar, mos u dëshpëroni, sepse datat 11 dhe 13 janë vendimtare për emocione të rëndësishme. Favorizohen më shumë takimet e reja. Duhet kohë për të parë përmirësime në problemet shëndetësore të krijuara përgjatë dy vjetëve të fundit. Duhet të bëni kujdes që të mos krijoni konflikte me familjen. Më datë 22 dhe 23 është më mirë të shmangni shpërqendrimet. Përreth nuk keni më të njëjtët njerëz, keni kaluar shumë peripeci, por tani jeni më të fortë.

 

 

LUANI: Do ta keni të vështirë të ndieni kënaqësi në dhjetor, pasi situata profesionale nuk është e thjeshtë. E vërteta është që doni të ndryshoni diçka në aspektin profesional, ose jeni të detyruar të bëni zgjedhje të reja. Për shkak të ndikimeve të jashtme, gjërat po ndryshojnë. Nuk është çasti i duhur që të bëni investime të nxituara. Ata që kanë konkurrentë të fortë do të zemërohen pak, sepse fitorja duket e pamundur. Deri më datë 20 do të kaloni disa peripeci. Mundohuni të mos i fryni zjarrit më kot, sidomos rreth datës 11. Nëse mendoni se bëni një punë që nuk është në lartësinë tuaj, ose nëse dikush ju ka mënjanuar, do t’ju dyfishohet zemërimi. Dhjetori është muaji i duhur për t’u ndalur pak dhe t’u jepni fund disa situatave të pavlera. Nuk ju mungon guximi dhe dëshira për ta nisur nga e para. Mundohuni të bëni gjithçka me qetësi, përndryshe rrezikoni të humbni para. Nëse keni gjëra për të sqaruar, lërini rreth datave 14, 15 ose 22.

 

 

Edhe në aspektin personal do të ndiheni çuditshëm dhe do të kaloni disa siklete gjatë muajit dhjetor. Historitë e konsoliduara nuk rrezikojnë shumë, ndonëse do të keni diskutime që lidhen me paratë. Rrezikojnë shumë lidhjet ku nuk ka shumë mirëkuptim, por vetëm konkurrencë. Idetë tuaja mund të mos mirëpriten nga njeriu i zemrës, por duhet të kuptoni se disa gjëra janë të pamundura. Kujdes me tradhtitë, pasi mund të jenë zgjidhja më e keqe nëse një lidhje nuk funksionon më. Pjesa e parë e dhjetorit do të më pak e favorizuar nga yjet krahasim me atë pas datës 15. Çiftet që kanë pasur probleme do të pajtohen rreth datës 23. Ndërsa ata që përjetojnë prej kohësh tensione dhe konflikte nuk do të kenë më durim. Bëni kujdes me shëndetin, pjesa e parë e muajit do t’ju bëjë të tensionuar dhe polemik. Më datë 12 do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Në familje do të ketë njëfarë tensioni, me njerëz që i takoni shpesh gjatë fundjavave. Është një fazë diskutimesh, sepse do të bëni disa zgjedhje që mund t’ju ndryshojnë jetën, duke hequr dorë nga një punë që s’ju intereson më.

VIRGJËRESHA: Duhet të tregoheni racionalë në atë çka prisni. Është vit i rëndësishëm, por mund t’ju dhurojë kënaqësi vetëm në bazë të aftësive tuaja konkrete. Nuk duhet t’i anashkaloni propozimet e reja. Nëse prisni një shpërblim, do të nisë një fazë e rëndësishme pikërisht në fund të dhjetorit dhe mund të merrni një lajm të mirë për Krishtlindje. Situata vazhdon të jetë e favorshme për ata që duan të bëjnë një projekt me partnerin. Është normale të shqetësoheni herë pas here, duke qenë natyrë që kërkon perfeksionin, por intuita juaj është e përkryer dhe do të keni diçka që në datat 7 dhe 8. Duhet t’i besoni instinktit, sepse keni ide të rëndësishme për të ardhmen.

Për çdo diskutim me partnerin duhet të shfrytëzoni dy javët e para të muajit, pasi mund të lindin polemika rreth datave 13, 14, 27 dhe 28. Muajt e fundit kanë qenë të ngarkuar dhe kanë shkaktuar shumë stres, ndaj doni që t’ju dëgjojnë tani. Është moment interesant për ata që kërkojnë dashurinë. Që në fillim të vitit ka ndryshuar mënyra si i përjetoni ndjenjat, jeni më të fortë, ndikoheni më pak dhe ky është një ndryshim thelbësor. Do të dini të doni sërish më lirshëm dhe me më shumë pasion. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje kënaqësive personale dhe njerëzve të dashur. Bëni kujdes me pjesën e dytë të dhjetorit, pasi në ditë të caktuara, si data 23, mund të mos keni shumë forcë fizike. Megjithatë, bazuar në ato që keni ndërtuar në vitin 2020, do të nisë një vit i rëndësishëm,. Më datë 27 duhet të shmangi shpërqendrimet. Viti 2021 parashikohet i mbushur me shpresa dhe mundësi të reja.

PESHORJA: Pak e nga pak po shfaqen mundësitë e reja. Më datë 19, Saturni s’do të jetë më armiqësor. Pas dy muajve me investime të rëndësishme dhe me ambicie profesionale, më në fund do të merrni atë që dëshironi. Sipërmarrësit ose të vetëpunësuarit që vjet në këtë periudhë kaluan një krizë të madhe, tani shohin një perspektivë të re. Punonjësit që kanë pasur probleme në aspektin profesional do të kenë më shumë siguri. Më në fund ka ardhur çasti të mblidhni frytet e mundit tuaj, por mundohuni të mos mendoni vetëm për punën dhe detyrimet. Ndonëse çështjet profesionale ju marrin shumë kohë, është e rëndësishme t’i kushtoni kohë vetes dhe familjes, sidomos pas datës 20. Datat 22 dhe 23 janë të mbushura me pasiguri dhe dyshime, por do të jenë kalimtare.

 

 

Shtohet besimi në dashuri. Ata që kanë mbyllur një histori, tani do të kenë një shpresë të re. Nëse shtyni prej kohësh një bashkëjetesë, mund ta mendoni deri në fund të vitit tjetër, pasi keni kohë të kthjelloheni për gjithçka që ishte errësuar gjatë dy vjetëve të fundit. Pas datës 15, ndikimi i Venusit do të jetë shumë interesant. Do të jetë fazë e favorshme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë. Gjithsesi, edhe ata që duan të jetojnë dashuri kalimtare, pa u lidhur përjetë, do të jenë të favorizuar. Gjatë Vitit të Ri duhet të qëndroni në shtëpi dhe të mos e teproni, pasi duhet të rifitoni energji dhe të mendoni për ato që duhen bërë vitin tjetër. Më në fund, tani do të buzëqeshni dhe madje mund të kapërceni edhe një problem të vogël shëndetësor. Duhet të shmangni disa shpërqendrime në datat 21 dhe 31. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë, të merrni fuqi. Ka ardhur momenti të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Do të keni sukses personal që do t’jua shtojë vetëvlerësimin, ndaj mos kini frikë!

AKREPI: Ata që kanë ndryshuar punë ose shef, janë përballur me njerëz të dyshimtë ose jo besnikë. Ata që deri më sot kanë ruajtur një ekuilibër, duhet të bëjnë kujdes, sepse edhe durimi e ka një kufi. Ju e dini mjaft mirë këtë. Më datë 19 mos iu kundërvini askujt, pasi nga tani nis një periudhë në të cilën mund të revolucionarizoni jetën tuaj profesionale. Do të bëni gjëra të rëndësishme, por edhe do t’u jepni fund marrëdhënieve me njerëz ose situata që nuk ju pëlqejnë më. Bëni kujdes me paratë, vetëm nëse keni fatin që ju ndihmon familja. Do të lindë nevoja për një shtëpi të re, të shpenzoni më shumë, ose ndoshta edhe të afroheni me zyrën. Mund t’ju duhet edhe të ndryshoni qytet. Do të merrni propozime që duhet t’i vlerësoni mirë më datë 14.

Duhet t’u krijoni hapësirë ndjenjave, sidomos për të ekuilibruar stresin e tepërt nga puna. Dhjetori shpalos emocione të vërteta, sidomos për çiftet që kanë mundësi të krijojnë një të ardhme të rëndësishme së bashku. Mundohuni të sqaroheni nëse keni pasur diskutime për arsye ekonomike. Janë më të zjarrta lidhjet e krijuara së fundmi, sidomos deri më datë 15. Por mund t’ju bëjnë edhe një propozim dashurie rreth datës 20. Kush është ndarë së fundmi, mund të krijojë një lidhje të re, me më shumë besim për të ardhmen. Keni të drejtë të keni një jetë të qetë, ndonëse mendoni se keni pasur jetë më të vështirë se të tjerët. A është vërtet kështu? Ndoshta sepse jeni kryelartë dhe nuk harroni lehë. Nuk gjeni qetësi, pasi mendoni gjithmonë për të ardhmen dhe doni të përmirësoni situatën profesionale dhe atë ekonomike. Gjithsesi, nga këndvështrimi fizik është mirë të largoni çdo lloj lodhjeje. Viti i Ri këtë vit është më i favorshëm se Krishtlindja, ndaj parashikohet shumë argëtim dhe qetësi. Viti 2021 parashikohet me zgjedhje të rëndësishme, por edhe me shumë punë dhe angazhime, ndaj duhet të filloni që tani të kurseni energji.

 

 

SHIGJETARI: Viti do të mbyllet shkëlqyeshëm dhe ndikimi i Marsit dhe Mërkurit do të ndihet maksimalisht më datë 15. Ky është muaji ideal për një çështje ligjore ose profesionale, pasi nuk do të mungojnë përgjigjet pozitive. Dhjetori ju dhuron të gjithë energjinë dhe aftësitë për të nisur mbarë një vit të ri. Do të keni mundësinë të menaxhoni sipas mënyrës suaj një punë, të merrni sërish një program që jua morën ose të merrni një shpërblim të majmë nëse jeni dëmtuar. Vitin tjetër, shumë gjëra do të përmirësohen por që tani ndieni një energji të re brenda vetes dhe gjysma e dytë e muajit është edhe më e rëndësishme. Ata që nuk punojnë, që janë prej kohësh në shtëpi, do të kenë mundësi të rikthehen në punë, ndonëse kjo varet shumë nga mosha dhe nga vullneti personal.

Ndjenjat do të shpërblehen, ndonëse varet se çfarë dëshironi. Nëse kërkoni lidhje kalimtare, mund ta keni edhe këtë. Është muaj i shkëlqyer edhe për ata që duan të martohen ose të bëjnë fëmijë. Duket se e kapërcyet fazën e vështirë në pranverë, kur disa lidhje kaluan në krizë, ose disa të tjera nuk e kaluan verën. Do të mund të ndërtoni një të ardhme më të konsoliduar. Dhjetori është muaj i shkëlqyer, mjafton të frekuentoni vendet e duhura dhe do të gjeni njeriun e duhur. Do t’i përjetoni lidhjet me më shumë qetësi. Beqarët duhet t’i dorëzohen një pasioni të ri, ka ardhur momenti ta çlironi shpirtin. Do të favorizohet edhe fusha seksuale. Pozicioni i ri i Saturnit është i rëndësishëm për ata që vuajnë nga reumatizmi, sepse do të shërohen më mirë, duke ju bërë kështu edhe më pozitivë për të ardhmen. Ata që janë më të kujdesshëm ndaj fizikut mund t’i nënshtrohen ndonjë ndërhyrjeje të vogël estetike.

BRICJAPI: Ndikimi favorizues i Venusit në shenjën tuaj do të sjellë një tjetër muaj të rëndësishëm për sa u takon marrëdhënieve sociale. Ndikimi i Mërkurit në shenjën tuaj që më datë 20 do t’ju sjellë një sukses personal ose një blerje të rëndësishme, por edhe ata që punojnë prej një viti me një projekt do të kenë një sukses të papritur. Viti 2021 do të jetë viti i fuqizimit ekonomik. Me dëshirë, gjithçka ndryshohet, mjafton të ndiqni rrugën e duhur që ju ofrojnë yjet. Ata që janë të vetëpunësuar do të kenë një rast të volitshëm, por edhe vartësit, pas një periudhe krize, mund të marrin veten në të njëjtën kompani ose gjetiu. Përgatituni për një 2021 me shumë forcë dhe guxim, pasi angazhimi juaj është i padiskutuar.

Dashuria rikthehet plot pasion dhe shpresojmë që edhe më mosbesuesit të hapin zemrën. Ka ardhur momenti të thoni “po” ose të përjetoni një miqësi që do të sjellë dashurinë. Për ata që kanë mbajtur dy lidhje paralele ka ardhur koha që të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme, pasi dy javët e para të muajit janë intriguese për dashurinë. Marrëdhëniet familjare janë pozitive dhe marrëdhënia me fëmijët do të jetë më e qetë. Do të keni shumë forcë për ta nisur nga e para dhe për të bërë projekte të rëndësishme. Nëse dikush kërkon t’ju përfshijë në problemet e veta, do të mbani një distancë kritike, pa u lënduar si dikur. Nga data 21 do të keni më pak paqëndrueshmëri emotive dhe më shumë forcë fizike. Duhet të merreni me meditim, nëse s’keni filluar tashmë ndonjë aktivitet shpirtëror që ju bën më të qetë. Pjesa e dytë e dhjetorit është më e këndshme dhe nga Krishtlindja do t’ju rikthehet energjia dhe mundësia për ta parë të ardhmen me më shumë pozitivizëm. Reflektimet tuaja, njësoj si idetë, mund të jenë shumë të çmuara në të ardhmen. Ky është një vit në rritje, ndaj muajt e ardhshëm do të jenë të volitshëm dhe duhet t’i shfrytëzoni në maksimum!

UJORI: Do t’ju shtohen përgjegjësitë dhe ekziston mundësia të kapërceni një pengesë që do t’ju sjellë përfitime. Të gjitha ndryshimet e muajve të fundit mund t’ju sjellin sukses. Megjithatë, duhet të bëni kujdes me financat, pasi nuk duhet t’i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Mund të përshtateni me një stil të ri jetese, do të merrni edhe një lajm të mirë në fund të muajit. Ata që punonin me kohë të pjesshme dhe kanë treguar se vlejnë, mund të sigurojnë të ardhmen në një kohë të shkurtër. Afatet mbeten e vetmja anë negative në dy fundjavat e para të muajit, ndaj bëni mirë të mos përfshiheni në situata shumë të ndërlikuara.Jeta për të lindurit në shenjën e Ujorit ka ndryshuar gjatë muajve të fundit, për disa arsye. Për zgjedhje personale, ose sepse nuk rrethohet më nga të njëjtët njerëz si dikur.

Në këtë periudhë vendoset për një jetë të re, për një përvojë të re emocionale. Mund të përmbyllen me kënaqësi lidhjet që s’kanë më arsye të ekzistojnë. Nëse një lidhje është në krizë, është çasti i duhur që t’i jepni fund. Për shkak të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj më datë 15, pjesa e dytë e muajit do të jetë periudha më interesante për lidhjet e reja, pasi do të përjetoni me më shumë qetësi jo vetëm lidhjet, por edhe marrëdhëniet familjare. Dikush mund të largohet, ndoshta për pak kohë. Jo për shkak të mungesës së ndjenjave, por mbase për shkak të profesionit. Ata që kanë dy lidhje paralele duhet të vendosin. Viti i Ri do të jetë interesant. Gjatë dy javëve të fundit të dhjetorit duhet të kujdeseni për formën tuaj, sikundër duhej të keni filluar që në fillim të vitit. Duhet të jetoni të tashmen, të përballeni me problemet, të kapërceni zemërimin dhe frikën që mund të keni në jetë. Mirëqenia lind nga njohja e vetes. Nga data 19 do të jeni më të qartë.

 

 

PESHQIT: Nuk duhet të shpenzoni shumë. Ata që së fundmi janë emëruar për të organizuar diçka të rëndësishme, janë shumë të motivuar dhe në dhjetor mund të marrin një shpërblim të mirë profesional. Nuk ju mungojnë impenjimet, por e rëndësishme është që gjithçka të bëhet pa stres. Kushdo që është përpjekur t’ju mënjanojë vitin e kaluar, tani do të mposhtet. Mirëpritet çdo shpërblim ose ngritje në detyrë. Sigurisht që mund të keni kushte më të mira, në bazë të asaj që bëni. Nëse punoni në një kompani private dhe keni arritur majën e karrierës, mund ta menaxhoni më së miri punën tuaj. Ky është muaj i rëndësishëm për profesionistët e lirë. Propozimet e lindura në nëntor janë të rëndësishme edhe tani. Viti do të mbyllet me një sukses të rëndësishëm personal. Nëse keni një propozim për të bërë, ju këshillohet ta bëni deri më datë 15.

Kini shumë kujdes çështjet që kanë lidhje me pronat, sidomos nëse keni pasur një problem me të afërm në lidhje me një trashëgimi. Dhjetori do të rikthejë disa problematika krejt kalimtare. Nga data 15 deri më 31 duhet të vendosni ç’do të bëni. Shpresojmë që puna të mos bëhet pengesë për dashurinë, të mos ju marrë kohën që duhet t’ua kushtoni ndjenjave, pasi do të ishte gabim të mos përjetoni emocionet më të bukura në këtë periudhë të vitit. Bëni kujdes me polemikat në datat 26 dhe 28. Shumica e çifteve debatojnë për shkak të parave, por gabojnë. Do të ndiheni të lodhur në pjesën e parë të dhjetorit, ditët më të vështira janë datat 7 dhe 8. Mund të stresoheni për shkak të parave ose për çështje profesionale. Por nga data 21, shumë gjëra do të sistemohen. Tensioni në pjesën e parë të muajit nuk është krejtësisht negativ.