Kuvendi i Partisë Demokratike ka vendosur të anulojë edhe Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha.
Po ashtu, Kuvendi i PD vendosi të shkarkojë Gazment Bardhin si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Shkarkimi i tyre u bë pasi nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.