Hapet votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, pritet vendimi i delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD

94

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka hapur votimin për shkarkimin e kreut të kësaj partie, Lulzim Basha.

Votimi do të jetë i fshehtë dhe të gjithë delegatët pjesëmarrës, do të mund të votojnë.

“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetëash të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi, kryetar i komisionit.