Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me shumicë votash
Rezultati i votimit të fshehtë është si mëposhtë:
Delgatë prezentë në momentin e çeljes së votimit : 4934 delegatë
Pjesëmarrës në votim: 4491 delegatë
Kanë votuar pro shkarkimit të Bashës: 4446 delegatë
Kanë votuar kundër – 36 delegatë
Fletë të pavlefshme – 9
Që nga ky moment, Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike dhe kjo parti do të drejtohet nga një Komision, i cili u votua nga delegatët ditën e sotme.