Një ditë pas vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli në Kurbin, janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorët kryesorë të atentatit.
Në pranga janë vendosur babë e bir, Skënder dhe Llej Likaj, të dyshuar si autorë të vrasjes.
Ata janë ndaluar në zonën e Fushë-Milotit nga policia e Kurbinit. Në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në këtë vrasje.
Skënder dhe Llej Likaj u shpallën në kërkim një ditë më parë pasi dyshohet se kanë pasur konflikt të mëhershëm me biznesmenin.
Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras, kur dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike. Të paktën shtatë plumba ka marrë në trup 55-vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.