U çmendën gocat shqiptare për të, zyrtarizohet data kur do të vijë këngëtari me famë botërore në Tiranë

83

Të gjithë ata që menduan se bileta për të shijuar nga afër Maluma-n dhe muzikën e tij shkoi kot, gabohen sepse Maluma e ka ndarë mendjen që do të vijë! Më në fund, vetë këngëtari pas shumë datash të shtyra konfirmon zyrtarisht ardhjen e tij në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, Maluma ka njoftuar datat dhe vendet përkatëse të tour-it të tij muzikor nëpër Europë, ku mes tyre gjendej edhe Tirana. Ardhja e Maluma-s përkon me ditën e Verës, 14 mars 2022, prandaj bëni mirë ta rrethoni që tani në kalendar.

Në qërshor të 2020-ës, koncerti “MALUMA TOUR 11:11” u tha se do të mbahej në  24 qershor të 2021-shit, por dhe kjo nuk u realizua për shkak të kushteve të pafavorshme të shkaktuara prej pandemisë.

Kujtojme se pak dite me pare është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, MTV EMA 2021. Në evenimentin më të madh muzikor i pranishëm krahas një sërë yjesh të tjerë ka qenë edhe Maluma. Superylli kolumbian dukej i mrekullueshëm në një kostum lëkure në ngjarjen e mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Maluma po ashtu është nominuar si ‘Artisti më i mirë latin’, i ndjekur nga Bad Bunny, J.Balvin, Rauë Alejandro, Rosalia dhe Shakira. Në këtë natë gjithashtu do ketë performanca të ndryshme edhe nga Yungblud, fituesi i Eurovision, Maneskin e shumë të tjerë.

Justin Bieber nga ana tjetër ka qenë këngëtari i nominuar në më së shumti kategori, gjithsej tetë. Në faqen e MTV, është publikuar edhe një video e Malumas i veshur në një kostum tjetër, ngjyrë rozë.