Dashuria, fati, paraja/ Çfarë thotë horoskopi për sot

145

Dashi

Sot do jeni një Don Zhuan i vërtetë ju te dashuruarit dhe do joshni edhe persona te tjerë. Partneri ka për t’u ndier mjaft keq dhe mund te marre vendime qe nuk do ju pëlqejnë aspak. Beqaret do kenë mundësi me shumice për takime mbresëlënëse, por nuk do i shfrytëzojnë sa duhet. Me financat do jeni te arsyeshëm dhe te organizuar. Gjendja do mbetet e kënaqshme.

Demi

Sot do gjendeni shpesh ne vështirësi juve qe jeni ne një lidhje dhe do kërkoni ndihme nga miqtë qe t’i zgjidhni problemet e mëparshme. Beqaret do jene gati te joshin gjate gjithë kohës vetëm e vetëm qe te mos kenë një dite rutine si me pare. Fati ka për te qene ne anën e tyre. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe te arsyeshëm prandaj nuk do keni as probleme.

Binjaket

Te gjithë planetët do e mbrojnë sot jetën tuaj ne çift. Do jeni me bashkëpunues me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni edhe disa pengje te vogla te se shkuarës. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kane ëndërruar. Duhet ende te presin për takimin e princit te kaltër. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe gjendja nuk do kenë probleme.

Gaforrja

Do ka rrezik te jeni shume xheloze për partnerin tuaj dhe nuk do e lini atë për asnjë çast te shoqërohet me persona te seksit tjetër. Dalëngadalë kjo gjë do e shqetësojë tej mase atë dhe mund t’iu beje kritika. Beqaret do kenë një jete shoqërore te animuar, prandaj nuk do e ndiejnë shume nevojën e një te dashuri. Financat do jene te shkëlqyera, por nuk duhet te tregoheni aspak impulsive.

Luani

Jeta juaj ne çift do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ndjenjat. Shprehini sa te mundni ato dhe përgatisni here pas here edhe surpriza. Beqaret do ndikohen nga Dielli dhe do jene me te logjikshëm me takimet qe do realizojnë. Ne këtë mënyrë do e mbrojnë veten nga zhgënjimet. Ne planin financiar ka rrezik te bëni goxha gabime dhe mund te gjendeni ne vështirësi.

Virgjeresha

Partneri do ketë edhe me tepër besim tek ju sot dhe do ju tregoje edhe disa detaje te jetës se shkuar për te cilat nuk ka folur me askënd. Vlerësojeni këtë gjë. Për beqaret do ketë ngjarje te rëndësishme te cilat mund ta ndryshojnë te ardhmen tërësisht. Buxheti ka për te qene i kënaqshëm dhe nuk do keni aspak nevoje te merrni hua për t’ia dale mbanë.

Peshorja

Ata qe janë ne një lidhje duhet ta shtrëngojnë fort personin qe dashurojnë dhe duhet t’ia shprehin sa te mundin ndjenjat. Disa persona te jashtëm kane filluar t’i pëlqejnë tej mase dhe mund te bëjnë gjithçka për t’iu ndare. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa te reja. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi nëse shpenzoni me maturi dhe veproni me kujdes.

Akrepi

Nëse fiksoheni pas te metave te partnerit tuaj sot dhe e kritikoni atë ne çdo moment keni për te pasur debate te ashpra qe do ju bëjnë te ndiheni keq për një kohe te gjate. Perspektivat për beqaret nuk do jene te mira, kështu qe me mire te mos nxitohen. Gjendja e financave ka për te qene e shkëlqyer dhe për te përfituar nga kjo do ju qepen disa te afërm. Mos i shpërdoroni paratë sepse gjendja mund te dobësohet shpejte.

Shigjetari

Marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume me e qete, me e lumtur dhe me sensuale. Do ndiheni me mire ne çdo moment. Ata qe janë te vetmuar do duhet te presin edhe disa kohe për te ndryshuar statusin. Sot mund te kenë vetëm disa takime interesante, asgjë me shume sesa aq. Financiarisht do jete dite delikate. Mos u tregoni padurim.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete goxha e tensionuar sot. Shpeshherë nuk do ndiheni mire dhe mund te mendoni seriozisht te ndaheni. Yjet këshillojnë te mos nxitoheni sepse kjo situate do ndryshoje shpejt. Beqaret do jene realiste dhe do i bëjnë me kujdes llogarite para se te veprojnë. Me financat nuk do jeni aspak te moderuar dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme.

Ujori

Jeta juaj ne çift ka për te qene delikate ne orët e mëngjesit, por situata do ndryshoje me shpejt nga sa e kishit menduar. Nga ora 5 pasdite e me tej gjithçka do përmirësohet. Beqaret do i marrin çdo moment gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë diçka me ngulm. Kane për te përfituar me shume. Ne planin financiar mos u tregoni te palogjikshëm sepse do keni probleme serioze.

Peshqit

Ka rrezik qe personat rreth e rrotull ju te hedhin dyshime për partnerin tuaj dhe ju pa u menduar gjate mund te bëni gjera te gabuara. Dëgjoni me mire zemrën qe te mos ndiheni keq me pas. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do i refuzojnë edhe ftesat qe do ju bëhen. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe nuk duhet te shqetësoheni aspak.