Si mund ta kuptoni nëse jeni me Covid-19 duke pirë kafe, ekspertët tregojnë studimin më të fundit

268

Studime të shumta janë bërë në lidhje me simptomat e koronavirusit. Një ndër ta është edhe humbja e nuhatjes dhe shijes.

Sipas ekspertëve, këto janë ndër simptomat më kryesore që mund të zbulojnë nëse jeni i infektuar me Covid-19.

Studiuesit kanë zbuluar se kafja është një produkt që mund t’iu ndihmojë në kuprimin e simptomave.

Nëse jeni një person që e konsumoni kafen çdo mëngjes, në rast se nuk do ta ndieni aromën e saj, ekspertët sugjerojnë që të bëni tamponin për Covid-19.

“Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Dhe kështu ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schwob, profesor i biologjisë nùkleare në Universitetin Tufts./korrieri.al