‘Hajt me hajër kryqi i Serbisë’ ndjekësi e kritikon, ja si i përgjigjet Adelina Ismaili

146

Në puntatën e emisionit “Tetë a tetë”, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është shfaqur e veshur me një fustan jeshil, me një kryq të vendosur në qafë.

Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat.

Një ndër ndjekësit i ka shkruar se kryqi është simbol i Serbisë.

“Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i ka shkruar ai. Adelina nuk ia ka përtuar një përgjigje, duke shkruar se kryqi është dhe i Nënë Terezës.

“Kryqi i Nënë Terezës. Patriotizëm shit kur ta kthesh mbiemrin shqip”, i ka replikuar ajo.