Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.
“Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.