Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën dhe Zaevin: “Ballkani i hapur”, një iniciativë e jashtëzakonshme!

88

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri, ku do të zhvillohet takimi i radhës i nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Kreu i shtetit serb, së bashku me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po darkojnë mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale edhe dy foto nga darka me Ramën dhe Zaevin.

Krah fotos, Vuçiç shkruan se Ballkani i Hapur është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë Ballkanin e Hapur, një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë që njerëzit të jetojnë të lirë në rajon, në çdo qytet dhe fshat. Do të punojmë më fortë që të çojmë përpara bisedime të rëndësishme lidhur me këtë nismë” – shkruan Vuçiç.

Aleksandar Vučić

about an hour ago

#OpenBalkan smatramo izuzetnom inicijativom, koja je napravljena zbog ljudi koji žive u svakom od naših gradova, u svakom od naših sela.

Važni razgovori kako dalje da napredujemo, da se uvezujemo, da brže i jače sarađujemo.

May be an image of 3 people, people standing and suit