Antonela gati sa nuk zihet prej flokësh: Na çau by***n kjo! Ndërhyn Big Mama: Ore a jeni normal, a keni rrjedh

76

Mes Antonelës dhe Einxhel ka plasur një debat i ashpër në lidhje me turnet dhe për orën. Ishte Antonela që i thoshte Einxhel se nuk ka fakte se sa është ora dhe diskutimi u bë me tone të larta.

Në diskutim, ato përfshinë edhe Beatrix, e cila nuk mbante dot të qeshurën në lidhje me çështjen për të cilën po flisnin. Pas minuta më vonë, u zgjua Big Mama duke i thënë se kanë rrjedhur. Më pas Antonela dhe Einxhel duket se janë qetësuar dhe e kaluan diskutimin me të qeshur.

Einxhel: Antonel, po e tepron. Antonela: Po e tepron ti dhe bën mirë ta mbyllësh këtë muhabet, po ta them për herë të fundit. Beniada: Po bëni si derdimene. Beatrix: Mos më fusni mua në këtë valle.

Antonela: Ti a je budalle? Mos i ktheni përgjigje kësaj se na çau b***ën. Beatrix: Nuk më besohet se po diskutoni për këtë.

Big Mama: Ore a jeni normal? Jeni tu piskat për diellin, a jeni normal a keni rrjedh krejt? Einxhel: Pse prej nesh u zgjove? Nuk e dinim. Antonela: Na fal Big, ke të drejtë.

Nuk është hera e parë që Antonela zihet me banorët dhe përdor një fjalor rruge në debat e sipër, duke harruar që ka statusin VIP dhe ndiqet nga mijëra njerëz.