Ngacmonte vajzën 16 vjeçe, pranga 57-vjeçarit (Emri)

59

Një burrë 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ngacmonte një vajzë 16 vjeçe.

Bëhet fjalë për vajzën adoleshente të bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij).

Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.