Komisioni i rithemelimit futet në PD, shkelmohet dera e sallës së mbledhjeve

76

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Ish-kryeministri udhëheq grupin që është futur brenda ambienteve të selisë.

Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komisionit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.