Tiranë/ Shpërndanin lëndë narkotike, dy të arrestuar, procedohen penalisht edhe tre të rinj

55

Dy të rinj kanë rënë në pranga dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës bën me dije se në rrugën “Sali Nivica”, janë arrestuar në flagrancë shtetasi M. Sh., 28 vjeç, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit: B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

NJOFTIMI I POLICISË/ Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.