Kafja mund t’iu ndihmojë të zbuloni nëse jeni me Covid-19

158

James Schwob, një profesor i biologjisë zhvillimore, molekulare dhe kimike në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tufts, shpjegoi në një intervistë të botuar nga universiteti se nuhatja e kafesë mund të ndihmojë njerëzit të parashikojnë nëse kanë Covid-19 apo jo.

Kjo vjen pasi studimet e mëparshme kanë pohuar humbjen e nuhatjes dhe shijes si një nga simptomat më të theksuara të koronavirusit.

Megjithatë, Schwob sugjeroi në mënyrë specifike nuhatjen e kafesë si një mënyrë për të gjykuar humbjen e nuhatjes. “Një nga gjërat që mund të bëhet shumë lehtë, mjaft objektivisht nga dikush në shtëpi do të ishte të merrte një kafe të bluar dhe të shikosh se sa larg mund ta mbash atë dhe ende të nuhasësh”, tha ai.

“Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Dhe kështu ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schëob, profesor i biologjisë nùkleare në Universitetin Tufts.