Don Xhoni tregon anën e tij të ndjeshme, na preku të gjithëve me postimin e tij të fundit

68

Don Xhoni është emri i senzacionit të fundit të muzikës shqiptare. Reperi deri sot ka thyer të gjitha sukseset e mundshme.

Kohëve të fundit përveq muzikës ku ai bën bujë, është përfolur për jetën e tij private. Don Xhoni pak ditë më parë ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Të dy së bashku kanë kaluar pushimet në Dubai.

Por së fundi Don Xhoni na ka njoftuar me prindërit e tij. Ai ka postuar një foto ku shihet nëna dhe babai i tij, ndërsa reperi krah fotos kishte shkruar: Gjithçka çka dua në jetën time.

Gjithashtu sonte në mesnatë publikohet bashkëpunimi i shumëpritur mes tij dhe Butrint Imerit. Kujtojme se pak dite me pare, Don Xhoni është takuar me modelen ruse, Ariana Lirey.

Dyshja prej kohësh kanë nis ngacmimet me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, teksa më në fund ka janë takuar. Takimi i tyre ka ndodhur në Dubai, ndërsa të dy kanë ndarë fotografi të përbashkëta në Instagramet përkatëse.


Kujtojmë që prej kohësh modelja ka treguar simpati për reperin, e në anën tjetër në të njëjtën mënyrë edhe Don Xhoni ka pranuar pëlqimin ndaj zeshkanes ruse. “Faleminderit që ekziston, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazhit.