“Më pëlqejnë femrat që shkojnë me shumë meshkuj”, Antonela shokon banorët me historinë që iu tregoi

42

Antonela ka qenë duke biseduar me Sarën, Einxhel, Donaldin dhe Dagz. Ajo po iu tregon një ndodhi nga jeta e saj kur ka jetuar në Itali.

Gjatë qëndrimit atje, ajo tregoi një histori nga jeta e një gruaje se çka i kishte thënë bashkëshorti i saj. “Më pelqejnë femrat që shkojnë me shumë meshkuj”, i kishte thënë ajo, ku kjo deklaratë nxiti reagime nga banorët të cilët nuk u pajtuan me këtë gjë.

“Këta njerëz më duken të sëmurë seriozisht”, tha Sara. Ndryshe, që nga e marta, gara brenda shtëpisë po bëhet edhe më serioze, madje Antonela është ajo e cila po shkakton debate mes banorëve. Shiko videon nga minuta e 16:15Video ketu

Nderkohe, Antonela vazhdon të krijojë diskutime lidhur me famën. Pasditen e sotme, ajo ka folur me Sarën, duke u shprehur se paguhet më shumë se bloggeret për një reklamë në Instagram.

“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë. Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”, tha Antonela.

“Po ti nuk je blogger-e, si ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”, ia ktheu Sarah. Kujtojme se mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Big Brother VIP’ u zhvillua një debat i ashpër mes Ilirit dhe Antonelës. Shkak për këtë është bërë deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë banorë kot brenda shtëpisë së Big Brother VIP.