SKANDALI I PAGAVE, zbulohet rroga që Top Channel i ka dhënë Fifit

93

Vetëm një ditë pas skandalit rrjedhjes së të dhënave personale të më shumë se 630 mijë qytetarëve, ka dalë në qarkullim edhe lista me paga, këtë herë për muajin prill.

Ajo qe bie ne sy eshte pagesa e ulet per disa nga vipat qe sefundmi jane bere pjese e shteoise se Big Brother. Theksojme ketu Fifin, e cila ne Too Channel eshte paguar me vetem 1.3 milione leke te vjetra.

Lista duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga.

Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë por edhe në të dhëna të tjera. Për shembull, gazetari Ben Blushi që u përfol me rrogën më të larë, në muajin prill rezulton i paguar me 100 milion lekë (të vjetra) më pak.

Pagat e publikuara po bëjnë sot xhiron e rrjetit. Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur.

Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej personazheve më të njohur të showbizzit, duke zbuluar se sa marrin ata në muaj:

Ledion Liço 432,532.00, Marina Vjollca 390,026.00, Armina Mevlani 190,797.00, Salsano Rrapi 440, 400.00, Ermal Mamaqi 120,000, Amarda Toska 80,000.00, Arbana Osmani 986,927, Inis Gjoni 73,767

Bora Zemani 321,373.00, Luana Vjollca 542,710.00, Alketa Vejsiu 80,000.00, Donald Veshaj 30,475.00, Romeo Veshaj 30,475.00