Beatrix tregon historinë e njohjes me yllin e futbollit, Donaldi nuk e fsheh dot xhelozinë! Shihni ç’pyetje i bën!

84

Beatrix Ramosaj dje ka folur me banorët e BBV për shoqërinë që ka me futbollistin Neymar. Ka një vit që kur në mediat rozë qarkullonin lajme se Beatrix Ramosaj ka një miqësi speciale me futbollistin e njohur Neymar, brazilianin që ka luajtur me Barcelonën, tani pjesë e PSG dhe lojtar i kombëtares zraziliane shkruan lajmi.net.

Madje, ajo dhe kushërira e saj Anxhelina Hadërgjonaj ishin të ftuara në ditëlindjen e futbollistit duke marrë vëmendje të madhe mediatike.

Gjatë një interviste Beatrix kishte treguar për raportin me yllin brazilian si dhe bisedat me të në telefon. Ajo dje iu ka treguar banorëve për miqësinë me Neymar, teksa është vërejtur xhelozia nga ana e Donaldit i cili vazhdimisht bënte pyetje kureshtare duke vënë kështu në siklet Trixën.

Donaldi: Si, qysh, tek u njohe? Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa. Dj Dagz: U njohët?

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë.

Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.