Arjola ia thotë Triksës në sy të të dashurit: Ai të donte shumë, njësoj si Donaldi

60

Mbrëmjen e djeshëm banorët e ‘Big Brother VIP’ diskutuan edhe për marrëdhënien e  Kledit me Beatrixin. Kjo e fundit është shprehur se nuk i ka shprehur atij asnjë pëlqim, ndërsa Arjola ka ndërhyrë duke thënë se Kledi e donte njësoj.

“Kledit në asnjë moment nuk i kam dhënë asnjë lloj shenje, kam qenë shumë e pastër me veten time”, tha Beatrix. “Unë s’kisha si t’i thoja Kledit mos e pëlqe”, tha Donaldi.

“Ai e donte Trixën aq fort sa me sy mbyllur asnjë gjë që behej për atë ai nuk e diskutonte. Ai ka qenë njëlloj si Donaldi, i turbullt”, u shpreh Arjola.
Nderkohe, Donaldi, Sarah, Beatrix dhe Dj Dagz po qëndronin jashtë në oborr kur u përmend emri i dy futbollistëve të famshëm, Mbappe dhe Naymar.
DJ Dagz pyeti këngëtaren rreth lajmit që ka qarkulluar në media se është e afërt me futbollistët dhe Beatrix tha se i ka shokë. Në bisedë vihet re se Donaldi bëhet kurioz për të ditur marrëdhënien e Trixës me Neymar dhe Mbappe.
Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë? Beatrix: Po. Sarah: Kë ke shok, Neymar? Beatrix: Po. Sarah: Futbollistin? Beatrix: Po.
Donaldi: Si, qysh, tek? Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa. Dj Dagz: U njohët?

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.

Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë. Beatrix: Po. Janë shumë të mirë. Kujtojmë se Beatrix ka rënë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shoqërinë e sa me dy yjet e futbollit, francezin Kylian Mbappe dhe brazilianin Neymar.