A ka ndryshuar mendim për të? Donaldi flet haptazi për Semin dhe ka një kërkesë për të

74

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë komentuar nga banorët situatat më pikante të ndodhura aty brenda. Nuk u la pa komentuar edhe debati i fortë i Donaldit me Semin, kur ai tha se është ‘single’.

Teksa vajzat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shprehën se do të reagonin njësoj si Semi, pavarësisht se Donaldi e di më mirë se çfarë ndjen.

Nga ana tjetër, aktori i humorit u shpreh se e vlerëson këngëtaren e njohur për njeriun që është, edhe pse tani situata mes tyre është ndryshe pas ndarjes pëfundimisht të tij me Bora Zemanin, e cila është shoqja e ngushtë e Semit.

“Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë.

Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të”, tha Donaldi.

Ky i fundit shtoi se Semi do donte që ta vlerësonte për njeriun që është dhe jo për marrëdhënien që ka pasur. Madje Donaldi u shpreh se e ka marrë malli për të dhe se e ka shumë xhan.