Nami! Ende pa u mbushur 24 orë, bashkëpunimi i dyshes shqiptare kap mbi 2 milionë klikime (video)

86

Nuk ka kaluar ende 24 orë nga publikimi, kënga e re nga Butrint Imeri dhe Don Xhoni ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube.

“Corazon” është bashkëpunimi i parë i tyre, që është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtarëve. Ky projekt duket se po bën namin, duke u dëgjuar në çdo diskotekë, radio apo makinë.

Kujtojmë se para projektit “Corazon”, Butrinti solli këngën “Kuku” që numëron mbi 32 milionë klikime në Youtube, ndërsa Don Xhoni solli këngën “Gjuj për to” në bashkëpunim me Loredanën. Kjo këngë ka arritur mbi 14 milionë klikime në Youtube.

Don Xhoni është emri i senzacionit të fundit të muzikës shqiptare. Reperi deri sot ka thyer të gjitha sukseset e mundshme.

Kohëve të fundit përveq muzikës ku ai bën bujë, është përfolur për jetën e tij private. Don Xhoni pak ditë më parë ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey. Të dy së bashku kanë kaluar pushimet në Dubai.

Por së fundi Don Xhoni na ka njoftuar me prindërit e tij. Ai ka postuar një foto ku shihet nëna dhe babai i tij, ndërsa reperi krah fotos kishte shkruar: Gjithçka çka dua në jetën time.