Shiu zhvendoset në jug të vendit, rriten temperaturat, parashikimi i motit sot

97

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu mbizotërojnë motin në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore. Herë pas here do të ketë edhe kthjellime.

Parashikohen kushte moti të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të pakta të mbetet gjatë gjithë ditës së sotme.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.