U aksidentua për vdekje, makina përplas këmbësorin dhe e rrëzon, një tjetër mjet e shtyp.

95

Një 56-vjeçar këmbësor është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 dhjetor) në rrugën Berat-Poshnjë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.R fillimisht është goditur me pasqyrë nga një makinë dhe është rrëzuar. Më pas ka qenë një tjetër mjet që drejtohej nga një shofere duke e shtypur.

“Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.