Bora lë të shkuarën në 2021! ‘Fshin’ Donaldin dhe miqtë e tij nga rrjetet sociale

133

Bora Zemani e ka nisur vitin 2022 duke lënë pas njerëzit që kanë ndikuar negativisht në jetën e saj.

Moderatorja ka ‘spastruar’ nga Instagram-i i saj vëllezërit Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka pikasur “spastrimin”.

Bora tashmë nuk ndjek më as Donaldin, as Beatrix, as Romeon e as shokun e ngushtë të tyre, kompozitorin Elgit Doda i cili ishte prapa këngës “TL” apo “Toxic love” që u dyshua se ishte dedikim për Borën.

Ky veprim i Borës erdhi shumë më pas se lidhja e Donaldit dhe Beatrix të bëhej publike. Siç thonë, më mirë vonë se kurrë.