Nga jeta në fshat te dashuria dhe konsultat me psikologët, Arbana Osmani flet pa doreza: Ja çfarë më pëlqen tek Eduarti. Nëse unë dhe ai do të ishim në Big Brother…

160

 

Moderatoren e njohur Arbana Osmani e kemi parë të intervistojë, por rrallë herë të japë intervista dhe të flasë për veten.

Sot ajo ka folur pa doreza për jetën e saj. Nga fëmijëria në fshat, tek puna, kulmi i karrierës dhe dashuria, moderatorja Osmani i ka treguar të gjitha në një intervistë me banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj.

Arbana ka treguar jetën e saj në fshat, për të cilën thotë se ka kujtimet me të bukura me gjyshërit. “Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa”, u shpreh Arbana.

Moderatorja e njohur thotë se ka pasur edhe periudhat e saj të errëta, të cilat nuk i ka ndarë me publikon. Ajo shprehet se për të kaluar këto situata ka kërkuar edhe ndihmën e psikologëve.

Ndërsa e pyetur për dashurinë dhe lidhjen e saj me Eduartin, Arbana u shpreh se “nuk ka gjë që nuk më pëlqen tek ai”.

Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë?

Unë e kam kaluar fëmijërinë time një pjesë të mirë me gjyshërit. Unë kam jetuar në Peshkopi, më pas në Burrel ca kohë dhe gjyshja ime nga mami jetonte në Bulqizë , ndërsa gjyshja nga babi jetonte në Maqellarë në një fshat të Peshkopisë dhe shkojë shumë shpesh. Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa.

Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës?

Unë kam filluar punë në Top Albania në 1999 dhe për një vajzë si mua nuk ka qenë e lehtë ambientimi në Tiranë, aq më tepër të fillosh punë në radio dhe më pas në televizion. E nisa me një audicion, ku unë fitova mes 300 personave. Nuk ishte e lehtë, sepse unë isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante që rrobat i rrinin bukur…kam kërkuar të kisha hapësirën time për të shprehur talentin dhe të fitoja me punën time. Në fillim ishte shumë e vështirë. Jam gjykuar patjetër.

Ku e gjen forcën kur ndihesh e dobët?

Në momente të ndryshme tek njerëzit që unë kam besim, tek ata që me besojnë dhe vlerësojnë. Në momentet e momente të caktuara edhe unë kam patur periudhat e mia të errëta që edhe pse kam zgjedhur mos i ndaj me shikuesit kanë qenë në jetën time dhe kanë zgjatur shumë. Kam zgjedhur ti ndaj edhe me një terapist me një psikolog, dhe ka qenë një periudhë jo e shkurtër. Kështu që në momente të caktuara kam kërkuar ndihmë.

Çfarë të pëlqeu tek Eduarti?

Eduarti i pëlqen të gjithëve. Është njeri i rrallë, është fantastik…nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti

Edi ashtu si shumë të tjerë mendojnë se unë jam e parregullt, janë neglizhente. Mendon se mund të evitoj gjobat që marr kur parkoj makinën.

Nëse do ishit banorë ti dhe Edi dhe të dy shkoni në finale, cili mendoni se do ta fitonte?

Mendoj që unë do isha me e lezetshme, por do ta fitonte ai.

Unë jam me grupin e produksionin