Saimiri puthet me një tjetër vajzë, Silvana i kthehet kundër:Do të shoh në vijim dhe do…

190

Saimiri pati mbrëmjen e sotme takimin e dytë me Suelën dhe të dy u përfshinë në disa skena shumë pasionante, duke shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.

Sigurisht që kjo gjë, ndezi debat në studio. I pari që i doli kundër Saimirit kundër për këtë veprim ishte opinionisti, Robert Aliaj. Ai u shpreh se një burrë modern që puth një vajzë ka një përkushtim jetësor dhe nuk mund t’i marrë të gjitha me radhë.

Puthjen nuk e priti mirë as Silvana, vajzës së cilës Saimiri i rrëmbeu puthjen e parë në spektakël.

Ajo ju kthye kundër “princit modern” dhe u shpreh se u zhgënjye shumë nga ky veprim i tij.

“Saimiri me Suelën nuk mu dukën se kishin kimi. Më zhgënjeu puthja, nuk e prisja kaq herët puthjen me një vajzë tjetër. Nëse i puth të gjitha për mua nuk vlen. Unë do shoh si sillet në vazhdim dhe do bëj llogaritë e mia”, u shpreh Silvana.