Puna, dashuria dhe paratë: 2022 nis me të papritura, ç’do të ndodhë këtë muaj

320

Astrologia Meri Gjini zbuloi sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se si pritet të jetë muaji i parë i këtij viti. Çfarë thonë yjet për dashurinë, punën dhe paratë?

Dashi

Do të kenë disa momente të mira të përmirësimit të xhepit. Do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë vitit, një vit që shënon periudhën para nisjes së ciklit të artë. Çfarë kanë për të mbyllur, me studimet, pronat, dokumentet, ligjet, duhet t’i kopsisin mirë që të mos bartin probleme të së kaluarës, që mund të ulin ritmin e zhvillimit. Ekonomia dhe përmirësimi i lekut ngelet prioritet. Problematikat me gjendjen emocionale do të marrin një formë të qartë në vazhdimësi. Do të ndërtojnë një familje, një raport që do t’i rezistojë kohës. Do të kenë mundësi për t’u maturuar se si do të pozicinohen për jetën personale.

Demi

Duke qenë se planetit i fatit është tek Peshqit, zhvillimet do të jenë më intensive për ata që kanë pasur ndryshime vjet. Është një vit i mirë, jep ndjesinë e fatit në pjesën e parë dhe të fundit. Do të kenë pak paqartësi në Qershor dhe Korrik. Të jenë të kujdesshëm në mënyrën sesi pozicionohen sepse dalin pikëpyetjet që i kanë që nga 2019. Të thonë se çfarë duan të thonë dhe t’i japin drejtimin në jetën personale. Janë të mbrojtur nga fiziku. Kujdes dhe maturi sa i përket raporteve me familjen.

Binjakët

Vështirë se do të qëndrojnë te axhenda e tyre. Ky vit ndryshe nis, ndryshe zhvillohet dhe ndryshe përfundon. Ka hyrje të fortë në 28 Janar, që domethënë se lajmet janë të forta. Nuk duhet të harrojnë se janë më mirë nga çfarë kanë qenë që nga dhjetori 2020. Sido që të jetë ankthi dhe paqartësia, të dinë se gjërat do të shkojnë për mirë. Nuk do të mungojnë propozimet e vogla të punës. Planetit i fatit ndihmon zgjerimet sociale, ndihmon me emocionet por ka pikëpyetje dhe vështirësi. Të jenë të kujdesshëm deri në 21 mars sa i përket fizikut dhe familjes.https://www.youtube.com/watch?v=XNdkjHRoGy8Gaforrja

Më në fund, mbyllën një vit jo shumë të vështirë për çështjet praktike por që i ka mërzitur shumë nga fundi i Korrikut deri tani. Problemet e çuditshme me fizikun iu kanë prishur humorin. Ka pasur momente sikur ngecnin në vend sa i përket ritmit të punës. Do të përshpejtohet ritmi, 2022 nis me ciklin e ri diellor dhe përmirësimin apo vrapimin do ta ndjejnë në datën 20 Mars. Çfarë ka të bëjë me bashkëpunëtorët apo familjen, duhet të jenë të kujdesshëm sepse Mërkuri dhe Venusi në të kundërt, e bën të vështirë të kuptohen dhe të merren vesh.

Luani

Ky 10 ditësh i parë do të jetë i lehtësuar në shumë çështje që i kanë shqetësuar gjatë vitit të kaluar sidomos shëndetit të familjes dhe bashkëpunimeve që do të përmirësojnë ekonominë. Në 10 ditshin e dytë do të merrem me problemet e familjes, për të riorganizuar mendimin dhe se cila është forma e duhur për të bashkëpunuar. Saturni përballë tyre, bën që pavarësisht ngërçeve dhe paqartësive, bashkëpunimi t’i rezistojë kohës. Është e rëndësishme pjesa e dashurisë në fundin e Marsit dhe fillim Prilli deri në Nëntor. Sa i përket pjesës sociale, nuk është e cunguar diçka, vazhdojnë të jenë aktiv me ose pa Covid.

Virgjëresha

Kanë ndjesinë sikur fati nuk i do. Kjo periudhë lidhet me emocionet e tyre dhe mënyrës se si ndihen nga lodhja dhe paqartësitë nga viti 2020-2021. Viti i ri ka benefite të mira, do të kenë një emër të mirë, të vlerësuar në treg. Të ardhurat do të jenë më mirë. Me dashurinë kanë kohë akoma, duhet të qartësojnë veten dhe të mos marrin akoma vendime. Janë të lehtësuar me fizikun, pavarësisht se mbyllën një dy mujorësh të vështirë.

Peshorja

Do të merren me strukturimet e çështjeve të punës gjatë Janarit dhe Shkurtit pavarësisht se gjërat i kanë prekur në fundin e 2021. Nisjet i kanë pasur por me Saturnin, nuk do të humbasin, rinisin pikëpyetje. Ndryshe mendojnë në ditët e para, ndryshe në mes të muajit. Do të kenë propozime që do t’i çorientojnë por duhet t’i pranojnë. Kemi ndryshime apo përmirësime të strukturës profesionale nga Marsi dhe në vazhdim. Prioriteti është dashuria, familja. Kanë më shumë se dy vjet ku çështjet e dashurisë nuk kanë pasur forcën e tyre. Planeti i fatit te peshqit do t’i ndihmojë me çështjet familjare.

Akrepi

E nisin vitin me çështje shtëpie, çatie për arsye të ndryshme dhe e përfundojnë me të njëjtën gjë, me strukturimin e familjes. Venusi në të kundërt te Bricjapi ka të bëjë me raportet në familje, jo drejtpërdrejt në çift deri në datën 29. Nuk duhet të nxitohen dhe të dalin në konkluzione apo të marrin vendime sepse Venusi kthehet në të drejtë. Gjërat do të marrin një trajtë më të mirë por dhe do të jetë orientimi i duhur. Shumë pak kujdes me fizikun vetëm në ditët e para të janarit.

Shigjetari

Strukturimi dhe ndërtimi i themeleve dhe konsolidimi profesional duket sikur ecin me ritme të ngadalta. Ndjesia e fatit do të jetë e madhe sa i përket lekut dhe shtimi të familjes. Çështjet e shtëpisë do të jenë tematikë që në ditët e para të janarit. Ose do të marrin vendime për një fëmijë në jetë, ose do të kenë bashkëjetues apo ndoshta do të marrin dhe një kafshë shtëpiake. Zgjerimi i familjes është qëllimi. Deri në Mars benefitet ekonomike do të jetë më të mira.

Bricjapi

Do të kenë një konfuzion emocionesh dhe paqartësi. Do të përpiqen me të tyren që të kenë kujdes në vendimmarrje, se kanë për të firmosur disa gjëra. Nëse kanë anulime nuk duhet të nervozohen. Nuk duhen përplasje dhe kundërshti për paqartësi momentale që mund të prishin raportet. Nga data 5 deri në 22, gjërat do të qartësohen për punën. Me Venusin që do të qëndrojë te Bricjapi deri në Mars, herë pas here do të kenë ankth. Kjo periudhë ka shumë pritshmëri, zhgënjime dhe pikëpyetje.

Ujori

Planeti i fatit është në familje të dytë, pjesa më e madhe preken dhe hedhin themelin e parë në profesion. Ndjesia e fatit do të jetë e madhe, projektimet do të bëhen me optimizëm. Ambiciet do të jenë në pikën maksimale. Dashuria do të jetë kryefjala, do të punojnë fort megjithëse e kanë nisur vitin me pikëpyetje jo shumë pozitive. Planeti i fatit lidhet me çështjet personale.

Peshqit

Përveç optimizmit, ëndrrave me sy hapur dhe projektimeve që i kanë prej kohësh, pas 12 vitesh do të marrin guximin për iniciativa më të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën e tyre. Do të jetë një vit që nxit fantazinë për ata që merrem me kreativitetin, menaxhimin, shkrimet dhe artet pamore. Duhet të ndezin “motorët” e fantazisë, të gjejnë idenë perfekte për atë që kanë në shpirt për veten e tyre. Do të jenë të lehtësuar apo të ndihmuar nga fati për çështjet e kohës. Duhet të konsolidojnë shëndetin me vitamina, ushqim të mirë, palestër në mënyrë që kur Saturni të shkojë te Peshqit vitin që vjen, të marrin anët më të mira. /abcnews.al