Krimi në Vaun e Dejës/ Qëlloi për vdekje ish-bashkëjetuesen dhe tentoi të vrasë veten. Policia zbardh ngjarjen e rëndë

82

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me krimin që tronditi sot fshatin Nenshat në Vaun e Dejës. Mësohet se shtetasi me inicialet N.H., rreth 50 vjeç vrau me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.