FOTOLAJM/ Basha blindon sërish derën në selinë e PD

82

Një ditë pasi u hapën nga protestuesit, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka rivendosur sërish dyert e blinduara në selinë e PD.

Foto që shihni është publikuar nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha dhe i përket ditës së sotme, në momentin kur mbërriti te selia e PD Komisioni i Rithemelimit dhe lideri historik, Sali Berisha.

Dera e katit të parë që të çon për te shkallët e katit të dytë, është mbyllur sërish me portë të blinduar.