Një nga këngëtarët më të njohur, Lyrical Son, ishte i ftuar së fundmi, në një intervistë për ‘Prive’ .
Ndër të tjera, këngëtari foli për jetën profesionale dhe personale të tij.
Ai është i martuar prej vitesh, dhe është baba i dy vajzave Eva dhe Erika.
Festimi (emri i vërtetë) ka treguar se cilat janë pesë datat më të rëndësishme për të, si dhe ka zbuluar shtatzëninë e vështirë të partneres, së cilës iu kërkua të abortonte.
“Kur kemi marrë vesh që Gresa është shtatzënë, lajmin e parë e kemi marrë vesh në Prishtinë, dhe po thoshte është pak e dyshimtë, m’i preu këmbët ajo gjinekologia.
Pas 2-3 javëve e kontrollojmë edhe njëherë dhe më pas shkuam edhe te një gjinekologe tjetër. Ajo i tha që ‘ti ke qesen e fëmijës, por embrion nuk ke, nuk ka fryt’, kështu që duhet bërë abort. Edhe pse ishte fillimi, ai lajm ishte i keq dhe askush nuk do donte ta dëgjonte atë”,- tha Lyrical Son.
Lyrical teksa tregoi këtë moment të vështirë të jetës së tij, tha gjithashtu se mbështetjen e gjeti tek mjekët e duhur, ndër të cilët edhe nëna e mikut dhe kolegut të tij MC Kresha, e cila ju tha se nuk kishte nevojë për një abort.
“I ndërruam 2-3 mjek dhe kur ma bëri Kresha: ‘O Festim, a je budalla apo çfarë je?’, dhe tha: ‘Hajde shkojmë te mjeku që duhet’.
Dhe unë e përshëndes nënën e Kreshës, sepse është e vetmja mjeke, e cila na ka udhëzuar të bëjmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kur kemi shkuar aty na ka thënë: ‘Shiko vajza ime, këtu po shohim çfarë po shfaq ekrani, mirëpo nuk të kisha thënë me abortu, sepse nuk i dihet, nuk bën’.Të njëjtat fjalë na i ka thënë mjeku në Shkup, i cili na e ka bo terapinë e njëjtë që e ka shkru edhe nëna e Kreshës edhe e kemi marrë atë terapi, për 10 ditë regjim shtrati, disa ilaçe dhe kur kemi shkuar pas 10 ditësh kemi shkuar pa shpresa.
Prapë kemi shkuar kinse ta abortojmë, dhe na ka thënë: ‘Çfarë po doni të abortoni, a doni të ia dëgjoni pulsin fëmijës’”.