Grida Duma: Përjashtimi i Berishës vendim i marrë me vonesë, ai ka mbetur në ’97-ën

93

Së fundmi është zbardhur qëndrimi i nënkryetares së shkarkuar të PD-së, Grida Duma në mbledhjen e Kryesisë e cila mësohet të jetë shprehur se marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi.

“Ne marrim vendime me vonesë” u është drejtuar Nënkryetarja e shkarkuuar e Partisë Demokratike, Grida Duma, të pranishmëve në mbledhje.

Duma mësohet se është shprehur që këto veprime në PD duhet të ishin qartësuar që nga pezullimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar pasi ai më herët u shpall “non grata”.