Asnjë viktimë dhe mbi 300 raste të reja me Covid në Kosovë

222

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 356 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 53 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 195.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.

Në total numri i rasteve aktive është 2.083.