Google i vendos stadiumit serb emrin Skënderbeu, t ërbohen serbët: Kanë marrë urdhër nga

173

Mediat serbe kanë reaguar ash për ndaj Google Maps, pasi ka bërë një gabim duke i vendosur emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.

Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me z emërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull. Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pus htuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

“Nuk e dimë nëse ky ishte një s ulm ha kerësh, apo një pro vokim, por ndërkohë tregoi injorancë shumë të madhe”, vazhdon ajo, duke përcjellë disa mesazhe të ndjekësve në rrjetet sociale që shkruanin:

“Vëllezër, reagoni ndaj Google-it, ata kanë marrë urdhër nga Thaçi”.

Një pjesë të reagimeve i përcolli edhe portali shqip në Zvicër, Lecanton 24, ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik./korrieri.al