“Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë”, kë thumboi Arbana Osmani?

115

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale sidomos në muajt e fundit që i ka kaluar pritshmëritë e suksesit në Big Brother VIP.

Mirëpo nuk kanë munguar edhe sulmet e kritikat ndaj saj. Në një postim në Instagram, Arbana ka zgjedhur të reagojë me një mesazh të koduar.

“Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë”, citon Arbana thënie e kolosit të madh të letrës shqipe. Shumë vetë e kanë marrë këtë si një thumb të moderatores ndaj kolegeve të saja.

Ajo është një ndër moderatorët shqiptare më të dashur të momentit për publikun. Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani.

Prej dy dekadash në ekran, Arbana vazhdon të mbetet ndër të paktat figura publike të cilat nuk kanë ndryshuar tërësisht pamje dhe portreti i saj qëndron i njëjtë.

Por nuk do të mendonit kështu nëse do të shihni këto foto të fëmijërisë së moderatores. Arbana në këtë foto është vetëm 5 vjeç.