Iu gjet kokainë gjatë kontrollit fizik, në pranga një 45-vjeçar në Vlorë

67

Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi i është gjetur një sasi kokaine.

Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale L.T. pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet kokainë e ndarë në doza të vogla.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi  L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.