Kërcënoi edukatoren, arrestohet 55 vjeçari në Belsh

68

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut, pasi akuzohet se është zënë me një edukatore.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale B. H., 55 vjeç, është kallëzuar në komisariat, nga një edukatore e cila e akuzon për kanosje me fjalë dhe se e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al