Ish-deputeti socialist Spartak Braho, vazhdon “të trazojë” ujërat e politikës shqiptare. Ai ka thënë se nëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk arrestohet, do të ketë viktima. Referuar ngjarjeve të 8 janarit te PD-ja, Braho lëshoi akuza të forta ndaj Sali Berishës.
I ftuar në emisionin “Natën e mirë dhe paç fat”, ish-deputeti socialist tha se Basha e dinte që më 8 janar do të kishte të vrarë ndaj blindoi dyert e selisë.
Nëse nuk arrestohet Sali Berisha, do ketë viktima. Sali Berisha është sekt vrasës. Ka krijuar sekt vrasës me njerëz të afërt, tropojanë dhe nga zona të veriut që janë kamikazë” ka thënë ndër të tjera ish-deputeti Spartak Braho, shkruan neësbomb.al.
“Informacioni është informacion. Ka burimet e tija dhe jo në të tëra rastet bëhen publik me hollësira, por unë do të them diçka. Alibeu ka bërë mirë që nuk shkoi atje. Mos të ngrihet si gjel deti tani nga Mallakastra dhe të thotë që ishte shantazh. Se konsideratat e tjera, në daç të PD, ndaç të të tërë deputetëve të PD-së që ishin të ngujuar atje, e panë qartë aty që kishin ardhur për dhunë, terror dhe gjak. Ajo që thashë unë ishte plotësisht e saktë dhe u realizua.
A do t’i hapim letrat? Sali Berisha ka njerëz në grupin parlamentar të Lulzim Bashës, të infiltruar. Punojnë me dy karrige. Në heshtje janë të Bashës dhe në heshtje punojnë për Berishën dhe atë ditë është programuar që me çdo kusht duhet të hakmerremi, të krijojmë një alibi dhe ta realizojmë. E gjithë historia politike e Berishës që nga 1991 deri më sot është ajo e vrasjeve pas krahëve. Ai ka patur ndikimin e tij, siç thotë populli “qyqja nuk i çel zogjtë në folenë e saj, por diku tjetër”, edhe ai këtë punë ka bërë.
Basha e di shumë mirë që do të kishte të vrarë. Kjo e detyroi ta shihte me seriozitet dhe blindoi dyert. Bëri mirë. Sali Berisha derën e shtëpisë e ka të blinduar. Të tërë ata që bërtasin “pse u blindua?”, dyert e shtëpisë i kanë të blinduara. Kjo është arsyeja që Basha thirri kosovarë dhe gjakovarë për të mbrojtur jetën e tij. Nëse nuk arrestohet Sali Berisha, do ketë viktima. Sali Berisha është sekt vrasës. Ka krijuar sekt vrasës me njerëz të afërt, tropojanë dhe nga zona të veriut që janë kamikazë”, është shprehur ish-deputeti Spartak Braho.