Krisjet në marrdhënien e çiftit, Donaldi sqaron Beatrix: Kam edhe unë gjendjet e mia

65

Keqkuptimet mes aktorit Donal Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj duket se janë lënë pas.

Donaldi ka sqaruar gjatë spektaklit të sotëm se shumë gjëra nuk i shpreh dot, kjo për shkak se nuk dëshiron të nxisë debate.

‘’Ka shumë gjëra që mbase mua nuk më bëjnë të ndihem mirë, por tek e fundit unë zgjedh që të mos i them pasi e di shumë mirë që argument pas argumenti do lini një debat.

Unë nuk jam ftohur me Beatrix por kam edhe unë gjëndjet e mia.

Po të ishim jashtë gjërat do të ishin ndryshe, këtu brenda ka shumë presion. Duhet menduar që unë kam 100 ditë i izoluar’’,– tha Donaldi.

Ndërkohë Beatrixi këmbënguli që ai ta ngrejë zërin për çdo gjë që mendon se nuk po shkon siç duhet në mëyrë që të kuptojnë njëri-tjetrin.