Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Edmond Xhiku.
Nuk dihen ende detajet e zjarrit të rënë, ndërkohë veç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz. Policia po punon për shkaqet.