VIDEO/ Bërryla dhe akuza për korrupsion, Enxhi Nasufi akuzon organizatorët e Festivalit të Këngës

218

Pas publikimit të 18 finalistët e Festivalit të Këngës dhe njëri prej tyre do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.

Enxhi Nasufi nuk arriti në finale, dhe është një nga ato që ka shprehur hapur këtë gjë e madje ka zbuluar disa nga prapaskenat e “Festivalit të Këngës”.

Ajo ka treguar se në fakt në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë.

Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi.