Dy shtetas, A. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, janë proceduar penalisht për plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.
Dyshohet se dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.