Plagosja me thikë në Durrës/ Arrestohet autori 36-vjeçar, policia jep detaje

90

Një përleshje me thika ka ndodhur sot në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, pranë një lokali.  Një 36-vjeçar ka plagosur me thikë një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se konflikti mes dy shtetasve ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, është arrestuar autori i ngjarjes shtetasi F.V.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosi me thikë 50-vjeçarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm të shtetasit F. V. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.