Operacioni policor që shkatërroi katër grupe kriminale, dalin emrat e 18 trafikantëve të arrestuar, mes tyre një grua

86

Policia ka njoftuar përmbylljen e operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”, i cili u finalizua me shkatërrimin e katër grupeve kriminale që merreshin me trafikimin e klandestinëve. Autoritetet njoftojnë se ky operacion është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Po ashtu bëhet me dije se operacioni është në sinkron me autoritetet gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke.

Janë zbardhur emrat e të arrestuarve si pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore:

Ata janë Dushan Spahiu, Paulin Koçi,  Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë.

 

Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë

Fatjon Koçllari, banues në Durrës

Kristiana Sako, banuese në Divjakë

Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt

Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi

Mehdi Mamushli, banues në Iran.