Prishja e banesave te “5 Maji”, reagon Avokati i Popullit

64

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pasditen e kësaj të mërkure në lidhje me situatën e krijuar pas prishjes së disa banesave në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat avokati i popullit bën me dije se kanë qenë vetë banorët që e kanë njohur me situatën që ndodhte në lagjen e tyre përsa i përket shembjes së banesave dhe kanë theksuar se kanë pas datën për lirimin e banesave por nuk dinë ku do të strehon./

Në kuadër të kësaj situate institucioni ka kërkuar transparencë nga bashkia për të mësuar me detaje në lidhje me këtë çështje por duket se nuk ka marrë një përgjigje të qartë.